Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikim të një gruaje e cila dyshohet për veprën penale “vjedhje”.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë, ku janë paraqitur edhe dy fotografi të të dyshuarës.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje
-
Policia në kërkim të një të dyshuari për vjedhje
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy personave, dyshohen për vjedhje
-
Policia po e kërkon këtë person, dyshohet për vjedhje