Policia e Kosovës është në kërkim të Sejhan Nivokazit nga fshati Skivjan i Gjakovës i lindur më 27 dhjetor 2003. Ai ishte larguar nga shtëpia më 4 prill të këtij viti, dhe që nga ajo kohë familjarët nuk dinë asgjë për të
“Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime intensive për identifikimin e lokacionit dhe gjetjen e personit ne fjale, por ne lidhje me ketë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë”, thuhet në njoftimin policor.
Për shkak të ndjeshmërisë dhe peshës së veprës, rasti është transferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime.
“Gjithashtu edhe hetuesit nga ky sektor kanë ndërmarrë veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e viktimës të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor”, thuhet tutje.
-
Babai e raporton të zhdukur të miturën, ajo po bashkëjetonte me një person
-
Prindi raporton zhdukjen e vajzës që nga 29 dhjetori në Gjakovë
-
Zhduket një e mitur në Gjakovë
-
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
-
Dy persona të zhdukur në Ferizaj e Gjakovë, njëri prej tyre i mitur