Kronikë

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Sami Berishës nga fshati Irzniq të Deçanit, i cili dyshohet për veprën vrasje në tentativë.

Organet policore kërkojnë që t'u drejtoheni në rast se keni ndonjë informacion për vendndodhjen e të dyshuarit.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin policor.