Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kap në Mramor të Prishtinës arsenal armësh e aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar pas hetimeve të zhvilluara ka realizuar një operacion policor në fshatin Mramor tëPrishtinë, në një shtëpi ku dyshohej se ka armë, narkotikë dhe mallra të kontrabanduara (aprate të lojërave të fatit të pa zhdoganuara).

Operacioni policor i koduar “YJET”, u realizua me urdhëresë të Gjykatës Kompetente, në mbështetje edhe nga Njësit e Specializuara, Teknika Kriminalistike, Doganat e Kosovës dhe ATK.

Policia njofton se me këtë rast ka konfiskuar:

7 armë të gjata të kalibrave të ndryshëm,

1 armë e shkurt TT,

33 fishekë,

1 kuti për pastrimin e armëve,

1 Llap Top,

1 palë dylbi,

1 rrip mbajtës për fishekë

1 veturë xhip Chevrolet Suburban,

81 lloje të aparateve (dyshohet të pa doganuara),

59 monitor të aparateve të lojërave të fatit,

12 aceptor të aparateve,

36 pjesë të ndryshme të aparateve të lojërave të fatit.

“Me këtë rast është arrestuar një i dyshuar i cili pas marrjes së deklaratës të tij me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm