Hetuesit policorë të Fushë Kosovës, kanër arrestuar të premten në flagrancë, dy persona, të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Aksioni i hetuesve është realizuar në rrugën "Abedin Sogojeva" në Fushë Kosovë, saktësisht në një parking, ku personat e dyshuar po tentonin që të merrnin katalizatorin nga një veturë.
Ka qenë reagimi i shpejtë i policisë në rroba civile ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar: M. N, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i përfshirë si i dyshuar në 35 vepra dhe F. N, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i përfshirë si i dyshuar në 19 vepra , kryesisht vjedhje të rënda, vjedhje.
Personat e dyshuar, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e tretë: M. V, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është në arrati.
Hetuesit policor kanë filluar procdurat e nevojshme policore ndaj të arrestuarve, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të veprave të natyrës së njëjtë.
-
Aksion policor në Fushë-Kosovë, dy të arrestuar për disa vjedhje të rënda
-
Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Fushë-Kosovë
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve
-
Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje nga aparatet e autolarjeve