Të shtunën Stacioni Policor në Pejë është informuar nga një ankues se në një market në Pejë, brenda tij gjenden dy persona të dyshuar për vjedhje.
Policët kanë dalë në vendngjarje dhe menaxheri i marketit ka hapur derën.
Policia ka arrestuar dy persona të maskuar që ishin brenda marketit.
“Në vendngjarje, njësitë relevante të Stacionit Policor Pejë kanë dalë dhe kanë takuar sigurimin e objektit, i cili i ka informuar policinë se brenda marketit gjenden dy persona. Menaxheri i marketit ka hapur derën e hyrjes dhe policia ka hyrë brenda ne market dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar që ishin maskuar: B. B. i lindur 1997, A. S. i lindur 2001”, njoftoi PK-ja.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë recidivistë të disa veprave penale “Vjedhje e rëndë” në qytetin e Pejës.
