102 persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në shumë komuna të Kosovës.
Kjo për shkak se të njëjtit nuk kanë vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit nga raporti i Policisë, këta persona janë ndaluar në 45 raste të ndryshme. Komuna me më së shumti raste është ajo e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt e Pejës, raporton KOHA.
Kryesisht rastet kanë të bëjnë me mosrespektimin e orarit për kufizim të lëvizjes, i cili me rekomandim të Asociacionit të Komunave ka mbetur i njëjtë, nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, përveç Malishevës ku orari është 14:00-06:00 dhe Zveçani dhe Mitrovica e Veriut nga ora 12:00-06:00.