Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja të vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj në Pejë.
PK-ja ka njoftuar se i dyshuari I.B. kishte sulmuar me sëpatë bashkëshorten e tij S.B. duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari, përkundër përpjekjeve të disa dëshmitarëve të cilët kanë tentuar të parandalojnë të atë, ka sulmuar me sëpatë edhe viktimën e dytë femër, shtetasen A.B. (1990) e cila kishte pësuar lëndime në kokë dhe në dorë, por sipas raportit mjekësor, e njëjta kishte gjendje stabile, ndërsa viktima e parë (S.B.) për shkak të gjendjes së rëndë në atë kohë ishte dërguar me autoambulancë për në QKUK.
“Policia e Kosovës, në kohën e kryerjes së kësaj vepre menjëherë ka arritur të arrestojë të dyshuarin dhe nga shtëpia e të njëjtit është konfiskuar sëpata me të cilën i dyshuari kishte kryer vepren penale të cekur më lartë. Po ashtu është sekustruar edhe një armë gjysmëautomatike cal.7.62x39”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Ky i dyshuar, me rastin e gjetjes së armës, ka kryer edhe veprën tjetër penale të cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontrollë të paautorizuar të armës”.
Më datë 23 nëntor rreth orës 18:30, viktima S.B. e cila ishte në trajtim intensiv mjekësor në spitalin e QKUK-ës ka ndërruar jetë .
Hetuesit rajonal DRP Pejë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.