Policia ka dhënë detaje për rastin e plagosjes në rrugën “George Bush” në Prishtinë.
Policia ka treguar se është arrestuar një i dyshuar pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, duke e plagosur atë. Deri te rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin të dy.
Sipas Policisë viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Gjorgj Bush, Prishtinë,12.02.2022 – 21:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Deri te rasti ka ardhë pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.