Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të shtunën në mbrëmje në rrugën “George Bush” në qendër të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, I.I. 33-vjeçar. Atij i është sekuestruar edhe arma e zjarrit.
Forca policore kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa qarkullimi i veturave është kufizuar.
Policia ka thënë se ka nisur hetimin për të sqaruar rrethanat që lidhen me rastin.
Siç ka mësuar KOHA, incidenti ka ndodhur në mes të dy taksistëve.
Plagosje në qendër të Prishtinës
Posted by Koha.net on Saturday, February 12, 2022
Artikuj të ngjashëm