Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera lidhur me incidentet që janë shkaktuar dje gjatë procesit zgjedhor.
Në Fushë-Kosovë, janë arrestuar tre të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit kanë bërë falsifikimin e rezultateve të votave. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje .
Ndërkohë, në Podujevë, një person ka raportuar se një keqpërdorim të drejtës për votim. Rasti vazhdon të hetohet.
Po ashtu në Podujevë, një person ka raportuar se përmes telefonit ka pranuar dy thirrje nga persona të panjohur të cilët dyshohet se kanë shkaktuar veprën penale “Parandalim i ushtrimit të së drejtës për të votuar”.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë persona të ndaluar për vepra penale lidhur me zgjedhjet
-
21 raste të dyshimta për keqpërdorim gjatë procesit zgjedhor
-
Dy persona dërgohen në mbajtje për shqyerje të fletëvotimit
-
Policia: Gjatë javëve të fundit pranuam informacione të shumta për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje
-
Arrestohen e më pas lirohen 15 persona në Novobërdë për falsifikim të rezultatit zgjedhor