Policia e Kosovës, gjatë realizimit të planit operativ për zgjedhjet lokale-balotazhi 2021, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka iniciuar pesë raste dhe ka trajtuar 54 raportime në nivel vendi.
“Bazuar në informacionet e siguruara nga të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës, deri në mbylljen e qendrave të votimit janë trajtuar rastet sipas rajoneve; në Prishtinë (14) raportime dhe asnjë rast i iniciuar, në Mitrovicë Jugu (3) raportime dhe (1) rast i iniciuar, në Pejë (4) raportime dhe (2) raste të iniciuara, në Gjakovë (11) raportime dhe asnjë rast i iniciuar, në Prizren (13) raportime dhe asnjë rast i iniciuar, në Ferizaj (5) raportime dhe asnjë rast i iniciuar si dhe në Gjilan (4) raportime dhe (2) raste të iniciuara”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, rastet e iniciuara me vendim të prokurorëve kompetent janë pesë prej tyre, një rast në Junik - Pejë " Pengim i procesit të votimit" ku një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë, një rast po ashtu në Junik – Pejë " Prishje e rendit dhe qetësisë publike" ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe një rast në Vushtrri " Falsifikim i dokumentit", i cili po ashtu ka vazhduar në procedurë të rregullt, një rast në Viti-Gjilan "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, si dhe një rast Kamenicë-Gjilan "Dhënie dhe marrje e ryshfetit lidhur me votimin", ku dy persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.
-
Pesë persona të ndaluar për vepra penale lidhur me zgjedhjet
-
21 raste të dyshimta për keqpërdorim gjatë procesit zgjedhor
-
Një ditë para zgjedhjeve, Prokuroria e Policia alarmuan për ndërhyrje nga jashtë
-
Policia: Gjatë javëve të fundit pranuam informacione të shumta për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje
-
31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave në Pejë për manipulim të rezultateve zgjedhore