Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia identifikon personin që u gjet i vdekur të dielën në Mitrovicë

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Policia ka identifikuar personin i cili është gjetur pa shenja jete të dielën në fshatin Kçiq të Mitrovicës, përkatësisht afër lumit Sitnica.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ka njoftuar se viktima është një 21-vjeçar me inicialet H.B.

Sipas Zahitit, ai ishte raportuar i zhdukur më 28 dhjetor nga familjarët.

“Viktima i rastit ‘vdekje e dyshimtë’ i gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është identifikuar sot, H. B. 21 vjeçar, nga Klina. I njëjti ishte raportuar nga familjarët e tij i zhdukur me datën 28 dhjetor 2022 në Klinë”, ka thënë Zahiti.

Të dielën është raportuar se rreth orës 16:50 afër lumit Sitnica, është gjetur pa shenja jete një person i moshës madhore.

“Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti një ditë më parë.

Edhe Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë Kronikë Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Ka shtuar se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.