Një person është gjetur i vdekur të dielën në fshatin Kçiç të Mitrovicës, përkatësisht afër lumit Sitnica.
Sipas njoftimit nga zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, personi është i moshës madhore.
“Rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiç të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetur pa shenja jete një person i moshës madhore. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë ai.
Ka shtuar se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.