Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia identifikon personin që goditi me veturë një këmbësor

Një person ka raportuar në Polici se derisa po lëvizte në skaj të rrugës, është goditur nga një veturë e panjohur dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes, të premten në Smrekonicë të Vushtrrisë.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës.

Njësiti i hetuesisë ka arritur ta identifikojë veturën dhe vozitësin dhe për rastin është njoftuar prokurori.