Drejtoria e Hetimit të Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion në Brezovicë.
Sipas majorit të Policisë në Ferizaj, Mehmetali Hajdini, aksioni ka të bëjë me degradimin e ambientit.
Ai për Koha.net ka thënë se aksioni është ndërmarrë nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve të Rënda në Prishtinë, ndërkaq Policia rajonale e Ferizajt është duke asistuar me zyrtarë policorë.
“Operacionin është duke e zhvilluar Drejtoria e Hetimit të Krimeve të rënda në Prishtinë. Ne në regjionin e Ferizajt jemi vetëm duke asistuar me zyrtarë policorë. Aksioni po zhvillohet lidhur me degradimin e ambientit”, ka thënë ai.
Koha.net është duke pritur përgjigje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë për të kuptuar më shumë detaje rreth këtij operacioni.
-
Policia e Kosovës bastisje në Brezovicë për degradim të ambientit
-
Aksion i gjerë i Policisë
-
Arrestohet edhe një person në Prizren lidhur me aksionin kundër degradimit të mjedisit
-
Vazhdon aksioni lidhur me rastin “Brezovica”, bastisen shtëpi, lokale e autosallone
-
Vazhdon aksioni për identifikimin e ndërtimeve në Brezovicë