Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetimet për dëmtim të mjedisit në një pronë private në Zubin-Potok

polic - policia - plagosje - arrest - vrasje

Foto: Driton Paçarada

Policia  ka nisur hetimin për ndotje, degradim ose shkatërrim të mjedisit në pronën e një personi në fshatin Vojmisliq në Zubin-Potok.

Sipas njoftimit nga Policia, të mërkurën në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti pasi që në këtë lokacion janë hasur punëtorët e një operatori ekonomik pronë e të dyshuarit duke kryer veprimtari të paligjshme minerale.

Rastit fillimisht i ishin përgjigjur inspektorët komunal e pastaj kanë kërkuar asistencën e policisë. Rasti është duke u hetuar.