Policia në Gjilan ka zënë një të arratisur të mërkurën.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kishte kryer operacionin lidhur me rastin që kishte ndodhur më 15 tetor të vitit të kaluar në Novobërdë.
I dyshuari akuzohet për veprën “Privim i kundërligjshëm i lirisë, detyrim” ndaj një personi tjetër.
“I dyshuari ka qenë në arrati deri më datë: 07.12.2022 kur është arrestuar në shtëpinë e tij në Mamushë nga Njësia e Hetimeve Rajonale”, ka thënë policia.
I arrestuar është në ndalim për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm