Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia e gjen djalin që gjuajti me armë për Vit të Ri

Policia e ka identifikuar një person i cili ishte raportuar se ka gjuajtur me armë në natën e Vitit të Ri në Ferizaj.

Njësia e Hetimeve ka identifikuar personin me inicialet A.K., 36-vjeçar, të cilin të premten, 5 janar, e kanë shoqëruar në stacionin e Policisë.

Pas intervistimit të policëve hetues, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma e zjarrit është sekuestruar.

Rasti është cilësuar si “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës”.