Në kuadër të zbatimit të Urdhrit Operativ, “Parandalimi i Aksidenteve në Trafikun Rrugor” të Policisë së Kosovës, DRP e Ferizajt ka ndërmarrë veprimet e duhura konform këtij urdhri operativ, që nënkupton masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë, parandalimin e aksidenteve të trafikut dhe zbatimin e ligjshmërisë në funksion të menaxhimit dhe kontrollit të trafikut rrugor.
Që nga momenti i zbatimit të këtij urdhri operativ, DRP e Ferizajt ka bërë koordinimin dhe bashkërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, shtimin e numrit të zyrtarëve policorë duke vënë pika kontrolli i dhe duke aplikuar metodat e avancuara nga ana e njësiteve policore me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik, me theks të veçantë të aksidenteve me pasoja fatale.
Gjithashtu përmes mediave lokale, DRP e Ferizajt, ka bërë thirrje dhe i ka njoftuar qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për veprimet shtesë operacionale policore në kuadër të Task Forcës, si mekanizëm i krijuar në kuadër të Urdhrit Operativ të lartshënuar.
“Vetëm në periudhën kohore prej, 24.07.2018 deri më 29.07.2018, sipas programit të Task Forcës, në DRP-në e Ferizajt, janë kryer 199 patrullime, në pika të ndryshme, janë vendosur 553 pika kontrolli, ndërkaq për kundërvajtje të ndryshme në trafik për këtë periudhë kohore janë shqiptuar 1060 gjoba (tiketa). Gjatë kësaj periudhe kohore, në zonën që mbulon DRP e Ferizajt, kanë ndodhur gjithsej 42 aksidente prej të cilëve: 1 me pasoja fatale, 18 me lëndime dhe 23 aksidente trafiku me dëme materiale”, thotë Policia e Kosovës nga Rajoni i Ferizajt.
-
Për një javë u shqiptuan mbi 1750 gjoba në rajonin e Ferizajt, u pezulluan 28 patentë shoferë
-
Mbi 1,900 gjoba trafiku të shqiptuara për gjashtë ditë në rajonin e Ferizajt, 22 patentë-shoferë të pezulluar
-
Për një javë në rajonin e Ferizajt u shkaktuan 99 aksidente trafiku, u shqiptuan 1750 gjoba
-
Parandalimi i aksidenteve, Policia në Ferizaj shqipton mbi 1130 gjoba brenda javës
-
Policia në Ferizaj për një javë shqiptoi afro 1600 gjoba trafiku dhe pezulloi 23 patentëshoferë