Njësia e reagimit të shpejt të regjionit Mitrovicë veri dhe një njësi patrulluese e stacionit policor Zveçan kanë bastisur shtëpinë e një të dyshuari pas informatës se posedon substanca të dyshuara narkotike në shtëpinë e tij.
31-vjeçari A.V. është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale:
Dy qese me sasi te dyshuar të marihuanës me peshë rreth 257 gramë,
Një qese najloni me 41 paketime me sasi të dyshuar të marihuanës, me peshë rreth 238 gramë,
248 copa fishekë te pushkës automatike te kalibrit 7.62,
562 fishek të gjuetisë, 100 kapsula ndezëse të gjuetisë dhe 100 plastika kapsula të zbrazëta për pushkë të gjuetisë,
Edhe
Policia bastis një lokal dhe banesë në Prishtinë
Një sprej.
Njësia e forenzikës ka konfiskuar dëshmitë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”.
{gallery}
-
Aksion antidrogë në Mitrovicë, sekuestrohen sasi të kokainës dhe marihuanës
-
Policia gjen narkotik, armë zjarri dhe municion gjatë një bastisjeje në Leposaviq
-
Arrestohen dy persona për narkotikë, në banesën e njërit u gjetën plot substanca
-
Arrestohet një person, Policia i gjen plot narkotikë e një armë