Një person i cili është rrokullisur me traktor në fshatin Bellobërdë të Leposaviqit, është ndihmuar të largohet prej mjetit nga Policia bashkë me disa qytetarë.
Policia ka njoftuar se gjatë pasdites të së martës, një njësi policore derisa ishte në patrullim në këtë fshat, ka hasur në një vetaksident të qytetarit që ishte rrokullisur me traktorin e tij, duke mbetur nën mjet, me ç’rast i është rrezikuar edhe jeta.
“Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se i lënduari ka marrë trajtim mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
