Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia arreston një person të dyshuar në Prizren

Me datën 14.12.2018, rreth orës 12:45, Policia e Kosovës, përmes njësiteve relevante në Prizren, ka zbatuar urdhrin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, me ç’rast në Rr.”Ismet Jashari“ në Prizren ka kontrolluar një shtëpi banimi dhe ka arrestuar një person të dyshuar me inicialet B. S, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë bastisjes së shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale:

Një (1) revole , me numër serik 28354,

Një (1) karikator,

Pesëdhjetë e dy (52) fishek dhe,

Dy (2 ) antiplumba.

Edhe Konfiskohet një revole në Prizren, një i arrestuar Kronikë Konfiskohet një revole në Prizren, një i arrestuar

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.

{gallery}