Policia e Kosovës dje në Pejë ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje.
Në rrugën Bill Klinton në Pejë, fillimisht u raportua një vjedhje e çantës.
“Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se dy persona të pa njohur i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte 15 euro para të gatshme. Njësia policore më 12.09.2019 ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, të njëjti kishin kryer edhe një vjedhje në stacionin e autobusëve në Pejë ku nga arka kishin marrë 120 euro para të gatshme. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur sasi e vogël e narkotikëve të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohen në procedurë të rregullt 2 të dyshuar për një rast të grabitjes në Pejë
-
Arrestohet i dyshuari në Pejë për vjedhje
-
Ndalohen tre persona në Pejë të dyshuar për vjedhjen e 20 mijë eurove
-
Arrestohen dy të dyshuar në Pejë për vjedhje të trotinetëve elektrikë
-
Arrestohen hajnat që kishin vjedhur një biçikletë në Pejë