Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen hajnat që kishin vjedhur një biçikletë në Pejë

Policia e Kosovës të shtunën ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar për një vjedhje që kishte ndodhur një ditë më parë në Pejë.

Dy të arrestuarit dyshohen se kishin vjedhur një biçikletë, pronari i të cilit e kishte lajmëruar rastin në Polici.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyti është liruar në procedurë të rregullt, njoftoi Policia.