Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet hajni i biçikletës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 57 vjeçar të dyshuar për vjedhjen e një biçiklete. Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

“Me datën 25.07.2022, në Stacionin Policor në Pejë, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron se nga person/a tё dyshuar nё hyrjen e banesës sё tij i kanё vjedhur biçikletën nё vlerё rreth 400 euro. Policia menjëherë iu ёshtё përgjigjur vendit tё ngjarjes, nga viktima e rastit janë sjellë disa video incizime tё cilat do tё na ndihmonin nё identifikimin e personit tё dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari me inicialet F.B. është arrestuar të enjten.

“Pas intervistimit i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё, ndёrsa biçikleta pas procedurave ligjore do t’i kthehet viktimёs sё rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm