Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

“Policët” e maskuar grabisin banesën e biznesmenit në Korçë

Grabitet banesa e një biznesmeni në Çiflig të Korçës nga persona të armatosur dhe maskuar.

“BalkanWeb” raporton se ngjarja ka ndodhur pas mesnate. Tre grabitës, me uniformë policie dhe me armë kanë lidhur bashkëshortët Nevruz dhe Sadete Vila dhe më pas kanë marrë rreth 1.6 milion lekë të vjetra. Mësohet gjithashtu se grabitësit i kanë dhunuar dy bashkëshortët për 30 minuta.

Pasi u larguan gruaja kërkoi ndihmë tek fqinjët, të cilët njoftuan policinë. 50 forca policie mbërritën në vendngjarje, por grabitësit përfituan nga errësira duke u larguar. Nga dëshmia e bashkëshortëve korçarë, mësohet se njëri prej grabitësve kishte dialekt verior.