Policia e Kosovës ka vazhduar shpërndarjen e gjobave për mosrespektim të masave anti-Covid.
Në 24 orët e fundit, vetëm në Komunën e Gjilanit janë shqiptuar 61 fletëparaqitje për mosrespektim të këtyre masave.
“Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid-19, për njëzet e katër orët e fundit, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, kanë shqiptuar gjithsej 61 fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia tutje ka bërë thirrje te qytetarët t’i respektojnë masat në përpikëri, pasi siç thuhet moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore.
-
Mbi 300 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia për shkelje të masave anti-COVID
-
Policia shqipton 418 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19
-
Për 15 ditë Policia ka shqiptuar 43.000 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID
-
Rreth 2 mijë gjoba brenda një dite për mosrespektim të masave kundër COVID-19
-
2.238 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit