Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Podujevë dyshohet se ka shitur mjaltë industriale me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar atë si mjaltë natyrale.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të mërkurën pasdite në dy lokacione të ndryshme, janë gjetur 652 kavanoza me mjaltë industriale. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka dal në vend të ngjarjes dhe ka konstuar se mjalti është i pasigurt dhe është asgjësuar.
I dyshuari intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë 07.09.2022 – 18:20. Pas një pune hetimore është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar , i cili ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyral. Në koordinim me prokurorin dhe gjyqtarin është bërë kontrolli i dy lokacioneve ku janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i AUV-it i cili ka konstatuar se malli është i pasigurt dhe është bërë asgjësimi i mallit në vendngjarje. I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Arrestohet i dyshuari për kontrabandim të mjaltit e fasules, iu konfiskuan armë e mbi 161 mijë €
-
Tentoi t’i fuste ilegalisht 71 kavanozë me mjaltë nga Serbia, ndalohet kosovari në Zubin-Potok
-
Konfiskohen 5800 kilogramë mjaltë të kontrabanduar
-
Operacion i madh policor, 5 persona kontrabanduan e shitën mjaltë të dëmshme për shëndetin
-
Sekuestrohen dhjetëra kavanozë mjaltë dhe 40 kg kaçkavall në Prevallë