Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një personi të martën në Podujevë i cili dyshohet për veprat penale “sulm” dhe “ngacmim”.
I arrestuari është F.I., i moshës 20-vjeçare. Ai dyshohet se ka sulmuar një person dhe videon e sulmit e ka publikuar në rrjetet sociale.
“Rasti në Polici është denoncuar me datën 24.10.2022. Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.