Një person është plagosur rëndë në Pejë të dielën, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Rasti ka ndodhur në fshatin Baran i Epërm, ku për shkaqe ende të panjohura, viktima ëshë plagosur nga një i dyshuar, e më pas kryerësi i veprës ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”.
Artikuj të ngjashëm