Një burrë ka plagosur një tjetër mbrëmë në Zhur të Prizrenit me armë zjarri pas një mosmarrëveshje që kishin, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Rreth orës 22:37 minuta, në Zhur ka ndodhur një mosmarrëveshje e cila ka eskaluar në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas hetuesve të Policisë së Prizrenit thuhet se i dyshuari D. B. ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimës të cilin e ka plagosur nën gju në këmbën e majtë”, thotë PK, transmeton Koha.net.
Policia shton se i plagosuri është përcjell fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren e më pas në QKUK për trajtim të më tejmë.
“Policët dhe krim teknikët kanë kryer procedurat hetimore. Është sekuestruar një pistoletë e llojit të panjohur, ndërkaq i dyshuari është arrestuar”, thuhet në komunikatë.