Një person është arrestuar me dyshimin se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri një person në fshatin Jezerc të Ferizajt, transmeton Koha.net.
Policia thotë se rasti ka ndodhur dje pas orës 00:07, transmeton Koha.net.
“Lidhur me rastin e lartë shënuar, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili aksidentalisht me armë zjarri –revole, kishte plagosur viktimën mashkull K/shqiptar. Arma e llojit ‘Zastava”, me një karikator të zbrazët është konfiskuar nga Polica”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Artikuj të ngjashëm