Kronikë

Plagoset një person në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Foto: Koha / Ilustrim

Një burrë është arrestuar më 7 maj në Ferizaj me dyshimin se ka plagosur me armë zjarri një burrë.

Policia e cilëson si tentim vrasje, derisa thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 23:50, transmeton KOHA.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një AK/ 47 me dy copë fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.