Një person në Prizren është arrestuar pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi.
Sipas njoftimit nga Policia, gjithçka ka nisur pas një mosmarrëveshje në trafik që kishte pasur i dyshuari me viktimën.
Si pasojë e të shtënave viktima është plagosur në këmbë dhe ka marrë tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.