Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur në Pejë pas një zënke me një të dyshuar.
Sipas njoftimit, viktima ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me të cilin kishte pas një zënkë kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe ishte plagosur.
Viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marr në spitalin rajonal në Pejë e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e fishekut të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.
Artikuj të ngjashëm