Në Pejë dje është plagosur me armë zjarri një burrë nga një i dyshuar, i cili është në arrati, konfirmon Policia e Kosovës.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuar mashkull kosovar i cili gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh.
Tutje thuhet se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të pistoletës.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm