Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një femër në Prishtinë nga plumbi qorr

Sot rreth orës 14:00, nga QKUK-ja, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit.

“Sipas deklaratës së viktimës (femër) Sh. A 30 vjeçe, rasti ka ndodhur në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, ku nga një plumb ‘qorr’, ajo është goditur në këmbën e majtë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është hapur rasti “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast.