Një burrë është plagosur sot në Prishtinë nga dy të dyshuar, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një skuter.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur për KOHA-n se rasti ka ndodhur rreth orës 15:05.
“Me datën 12.03.2020 rreth orës 15:05 në Arbëri te varrezat në rr. ‘Vushtrria’ në Prishtinë te parkingu i varrezave është raportuar për një person të plagosur, i gjinisë mashkullore, ndërsa dy persona të dyshuarit dyshohet të kenë ikur nga vendi i ngjarjes me një skuter”, ka thënë Hoxha.
Tutje ai ka shtuar se Policia është në proces të ndërmarrjes së veprimeve intensive operacionale dhe hetimore lidhur me rastin.
Artikuj të ngjashëm