Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plaçkitet një pompë e derivateve në Pejë

Një pikë e derivateve në Pejë është plaçkitur nga një person i cili ka marrë afër 800 eurove.

Punëtori në pompën e derivateve ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës i ka grabitur 700-800 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Në vende ngjarje ka dal njësit përkatëse policore dhe njësia K-9 per hetime te metejme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.