Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar nga puna zyrtarin E.Q., me dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Në njoftimin e SHKK-së, të hënën, thuhet se zyrtari ka kryer marrje të ryshfetit.
“Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
Në njoftim thuhet se SHKK-ja mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative.
Artikuj të ngjashëm
-
Pezullohet nga puna zyrtari i Shërbimit Korrektues, dyshohet se mori ryshfet
-
Largohet nga puna mbikëqyrësi i Qendrës Korrektuese në Dubravë
-
Pezullohet nga puna zyrtari i SHKK-së, i dyshuar për kontrabandë
-
Suspendohet zyrtari korrektues, dyshohet se plagosi një person
-
Ndalohet një i dyshuar për ryshfet dhe ushtrim të ndikimit