Pesë persona kanë vdekur në një aksident në rëndë pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër. Një furgon doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë në Qafë-Muzinë.
Brenda në mjet ndodheshin shoferi dhe katër pasagjerë, të cilët vdiqën të gjithë.
Shefi i zjarrfikëses së Dropullit, Alqi Kosta konfirmoi për Abcnews se viktimat janë dy gra dhe tre burra.
Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje për të nxjerrë trupat nga mjeti i aksidentuar.
Nga pamjet e siguruara nga Abcnews shihen forcat zjarrfikëse duke nxjerrë viktimat, ndërsa terreni është tepër i vështirë. /Abcnews
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Tepelenë
-
Pesë shqiptarë të vdekur në një aksident trafiku në Greqi
-
Katër të vdekur në një aksident në aksin rrugor Ferizaj-Shtime
-
20 të vdekur e 68 të lënduar nga një aksident trafiku në Afrikë
-
Katër të vdekur në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime