Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të vdekur në një aksident në aksin rrugor Ferizaj-Shtime

Katër persona kanë vdekur në një aksident në aksin rrugor Ferizaj-Shtime.

Kështu ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se në aksident janë të përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, ka thënë ai.

Viktimat janë nga fshatrat Mullopolc dhe Dramjak.

Edhe Policia jep detaje për aksidentin ku humbën jetën katër persona Kronikë Policia jep detaje për aksidentin ku humbën jetën katër persona

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ekipi i Forenzikës.

{gallery}