Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të lënduar nga një vetaksident në Obiliq

Pesë persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Raskovë të Obiliqit.

Sipas Policisë, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:30 në fshatin Raskovë të Obiliqit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.