Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të lënduar në një aksident në Pejë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën në fshatin Dubovë të Pejës.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites të përfshira ishin dy vetura, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dubovë të Pejës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, derisa lëndime kanë marrë pesë persona”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Artikuj të ngjashëm