Një aksident trafiku dje në Leposaviq ka lënë të lënduar pesë persona, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Në aksident, që ka ndodhur dje rreth orës 00:30, ishin të përfshira dy vetura, njëra me targa të Serbisë e tjetra pa targa, transmeton Koha.net.
Policia konfirmon se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, burra të komunitetit serb. Rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm