Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar në aksident trafiku në Leposaviq

Në rrugën nacionale, në Leposaviq, dje, në orën 01:35 pas mesnate, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin dy vetura janë përplasur mes veti. Policia bën të ditur se njëra veturë ishteme targa te Beogradit, ndërsa tjetra pa targa. Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, kanë qenë katër persona të lënduar.

Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin rajonal të Mitrovicës, ndërsa pas tretmanit njëri prej të lënduarve është liruar, ndërsa tre të tjerët mbeten në tretman të mëtejmë mjekësor, transmeton Koha.net.

Artikuj të ngjashëm