Policia e Kosovës dje ishte njoftuar se një lokal i lojërave të fatit është duke ushtruar veprimtarinë e saj edhe përkundër faktit së ishte mbyllur ditë më parë.
Pas operacionit në lokalin që gjendet afër rrethit të QMI-së, tek udhëkryqi Prishtinë – Ferizaj – Lipjan u vërtetua se lokali ishte mbyllur nga zyrtarët e ATK-së, transmeton Koha.net.
Me këtë rast zyrtarët policorë kanë bërë arrestimin e (5) personave, prej tyre (1) punëtor dhe (4) persona të tjerë që ndodheshin në lokalin e lojërave të fatit.
Lidhur me rastin të dyshuarit e arrestuar janë:
A.Q – 1982 M/SH/K
B.S - 1965 M/SH/K
Xh.I – 1979 M/SH/K
N.C - 1979 M/SH/K
S.V - 1981 M/SH/K
Në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së, lokali është ri-mbyllur.
Me aktvendim mbi ndalim nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.