Pesë persona janë arrestuar pas përleshjes fizike mes vete, njëri prej të cilëve ka përdorur edhe armë zjarri, dje në Prishtinë.
Një person është lënduar dhe është dërguar në QKUK, ndërsa Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete, ku njëri nga ta ka përdorur një armë zjarri. Si pasojë e përdorimit të armës viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK në raporton 24-orësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagosen dy persona në Podujevë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit
-
Një i plagosur në Gjakovë pas një përleshjeje mes pesë personave
-
Pesë të arrestuar në Shtime pas një përleshjeje fizike