Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të arrestuar në Tiranë për kontrabandë lubrifikantësh

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Lubrifikanti”, ka arrestuar 5 shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar se sillnin kontrabandë pjesë këmbimi dhe lubrifikantë për automjete.

49-vjeçari Ismail Gani, 32-vjeçari Ilir Naska, 40-vjeçari Erland Topalli, 48-vjeçari Arben Kolgjini dhe 28-vjeçari Arbri Arapi, të gjithë banues në Tiranë, janë personat e arrestuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale G.G. (banues në Fier) dhe A.G. (banues në Tiranë).

Në rrugën e Prushit është konstatuar se nga një autobus po nxirreshin disa kuti kartoni me vajra lubrifikantë dhe pjesë të ndryshme këmbimi për automjete.

Kutitë po ngarkoheshin në një furgon me drejtues shtetasin Ilir Naska.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar autobusi që kishte trasportuar mallrat kontrabandë, automjeti furgon ku po ngarkoheshin mallrat kontrabandë, 372 litra vaj lubrifikant automjeti me logon “Kastrol”, 480 litra vaji lubrifikant auomjetesh me logon e markes PKWV Motor, 33 tuba presioni ujë dhe interkuleri, 20 gomina grushtesh për autovetura, 6 filtra të madhësive të ndryshme, një automjet i tipit Fiat, si dhe 6 celularë të markave të ndryshme.